AKSION
Letër me vlerë, që përfaqëson një nga pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i
një shoqërie ose i një sipërmarrjeje kapitaliste dhe që i jep të drejtë zotëruesit të
saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes. Aksionet e
naftës. Kursi i aksioneve. Bursa e aksioneve. Paketa e aksioneve. Tufë
aksionesh. Blen (shet) aksione. Bien (ulen, ngrihen) aksionet.
AKSIONAR
Që është themeluar me aksione, i ngritur mbi bazën e aksioneve; që ka të bëjë
me aksionet. Shoqëri (ndërmarrje) aksionare. Kapitali aksionar.
AKTIV
Që ka më shumë të ardhura se shpenzime, që del me të ardhura më të mëdha
se shpenzimet; që ka të bëjë me aktivin e bilancit. Llogari aktive. Bilanc aktiv
bilanc ku të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet.
Bilanc aktiv, gjendje kur janë arritur shumë suksese në punë
AKUMULIM
Mjete financiare të grumbulluara pjesë-pjesë; ajo që është
mbledhur pak nga pak. Akumulimet shtetërore. Përdor (rrit) akumulimet.
Akumulimi fillestar i kapitalit proces historik, gjatë të cilit prodhuesve të
vegjël, sidomos fshatarëve, iu morën me forcë mjetet e prodhimit dhe u krijua
prona e madhe kapitaliste.
AKUMULOJ
Grumbulloj pjesë-pjesë mjete financiare për zhvillimin ose zgjerimin e
mëvonshëm të prodhimit. Akumuloj mjete financiare. Akumuloj fonde.
ARDHUR
Para ose vlera materiale, që marrin organet e institucionet
shtetërore, ndërmarrjet, kooperativat, organizatat shoqërore etj. nga veprimtaria
ekonomike, nga anëtarët e tyre etj.; para ose vlera materiale, që marrin njerëzit
e veçantë nga puna e tyre ose nga burime të tjera. Të ardhurat vjetore. Të
ardhurat reale (mesatare). Të ardhurat kombëtare. Të ardhurat e fshatarësisë
(e kooperativës). Të ardhurat e familjes. Të ardhura në të holla (në natyrë).
Të ardhura nga toka. Burim të ardhurash. Ndarja (shpërndarja) e të
ardhurave. Merr të ardhura.
ARKË
1.Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kooperativë,
institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbaj arkën. Mbyll
arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
2.Institucion shtetëror, ku depozitohen të holla të kursyera nga punonjësit,
të cilat këta mund t'i tërheqin kur të duan. Arka e kursimit. Arka e kursimeve
dhe e sigurimeve shtetërore. Degë (agjenci) e arkës. Derdh të holla në arkën
e kursimit.
ARKËTIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes arkëtoj.
ARKËTOJ
Marr të holla e i derdh në arkë, fut të holla në fondin e arkës. Arkëtoj të hollat.
ARKËTUES
Që kryen veprime arkëtimi, që ka për detyrë të arkëtojë të hollat. Zyrë
arkëtuese. Nëpunësi arkëtues.
ARRITUR
Që ka mbushur afatin e caktuar, që i përket një periudhe të
përfunduar. Interesat e arritura. Kamata e arritur.
AVANCË
Pagë ose diçka tjetër, që merret para kohës së caktuar; paradhënie.
I jap avancë. Marr avancë. Kthej avancën.
BANKAR
Letër me vlerë, që përfaqëson një nga pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i
një shoqërie ose i një sipërmarrjeje kapitaliste dhe që i jep të drejtë zotëruesit të
saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes. Aksionet e
naftës. Kursi i aksioneve. Bursa e aksioneve. Paketa e aksioneve. Tufë
aksionesh. Blen (shet) aksione. Bien (ulen, ngrihen) aksionet.
AKSIONAR
Që është themeluar me aksione, i ngritur mbi bazën e aksioneve; që ka të bëjë
me aksionet. Shoqëri (ndërmarrje) aksionare. Kapitali aksionar.
AKTIV
Që ka më shumë të ardhura se shpenzime, që del me të ardhura më të mëdha
se shpenzimet; që ka të bëjë me aktivin e bilancit. Llogari aktive. Bilanc aktiv
bilanc ku të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet.
Bilanc aktiv, gjendje kur janë arritur shumë suksese në punë
AKUMULIM
Mjete financiare të grumbulluara pjesë-pjesë; ajo që është
mbledhur pak nga pak. Akumulimet shtetërore. Përdor (rrit) akumulimet.
Akumulimi fillestar i kapitalit proces historik, gjatë të cilit prodhuesve të
vegjël, sidomos fshatarëve, iu morën me forcë mjetet e prodhimit dhe u krijua
prona e madhe kapitaliste.
AKUMULOJ
Grumbulloj pjesë-pjesë mjete financiare për zhvillimin ose zgjerimin e
mëvonshëm të prodhimit. Akumuloj mjete financiare. Akumuloj fonde.
ARDHUR
Para ose vlera materiale, që marrin organet e institucionet
shtetërore, ndërmarrjet, kooperativat, organizatat shoqërore etj. nga veprimtaria
ekonomike, nga anëtarët e tyre etj.; para ose vlera materiale, që marrin njerëzit
e veçantë nga puna e tyre ose nga burime të tjera. Të ardhurat vjetore. Të
ardhurat reale (mesatare). Të ardhurat kombëtare. Të ardhurat e fshatarësisë
(e kooperativës). Të ardhurat e familjes. Të ardhura në të holla (në natyrë).
Të ardhura nga toka. Burim të ardhurash. Ndarja (shpërndarja) e të
ardhurave. Merr të ardhura.
ARKË
1.Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kooperativë,
institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbaj arkën. Mbyll
arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
2.Institucion shtetëror, ku depozitohen të holla të kursyera nga punonjësit,
të cilat këta mund t'i tërheqin kur të duan. Arka e kursimit. Arka e kursimeve
dhe e sigurimeve shtetërore. Degë (agjenci) e arkës. Derdh të holla në arkën
e kursimit.
ARKËTIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes arkëtoj.
ARKËTOJ
Marr të holla e i derdh në arkë, fut të holla në fondin e arkës. Arkëtoj të hollat.
ARKËTUES
Që kryen veprime arkëtimi, që ka për detyrë të arkëtojë të hollat. Zyrë
arkëtuese. Nëpunësi arkëtues.
ARRITUR
Që ka mbushur afatin e caktuar, që i përket një periudhe të
përfunduar. Interesat e arritura. Kamata e arritur.
AVANCË
Pagë ose diçka tjetër, që merret para kohës së caktuar; paradhënie.
I jap avancë. Marr avancë. Kthej avancën.
BANKAR
Që ka të bëjë me bankën, i bankës; që lidhet me veprimet e bankës.
Agjenci
bankare. Veprime bankare. Sistem (rregull, shërbim) bankar. Hua
(llogari)
bankare. Detyrim (kredit, interes) bankar. Kapitali bankar. Çek
bankar.
BANKËNOTË
Letër me vlerë, me prerje të caktuar, që e vë në qarkullim si para
një bankë.
Zhvleftësimi i bankënotave. Nxori bankënota.
BARAZUAR
Që del me shpenzime e të ardhura (me debi e kredi) të barabarta;
i
mbyllur, i shuar. Llogari e barazuar. Buxhet i barazuar.
BARTJE
Mbartje. Bartje llogarie
BËJ
Bën xhiro. shet mallin a qarkullon paratë.
BILANC
Përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet,
kur
mbyllim një llogari; pasqyra përmbledhëse me këtë përfundim.
Bilanci vjetor
(mujor). Bilanc përmbledhës. Bilanc aktiv bilanc, në të cilin të
ardhurat janë më
të mëdha se shpenzimet. Bilanc pasiv bilanc në të cilin shpenzimet
janë më të
mëdha se të ardhurat. Bilanci i pagesave. Bilanci i fuqisë
punëtore. Bilanci i
ndërmarrjes. Pasqyra e bilancit. Hartimi i bilancit. Bëj (nxjerr,
mbyll, paraqit).
bilancin.
BILETË
Kartëmonedhë, bankënotë. Biletë banke (bankare).
BORDERO
1. Listë që përmban emrat e punonjësve të një ndërmarrjeje a të
një institucioni,
pagën e secilit dhe vendin për nënshkrimet; listë pagese.
Borderoja e rrogave.
Nënshkruaj borderonë.
2. Listë, ku janë shënuar llogaritë ose emrat e sendeve që merren
në dorëzim;
inventar. Borderoja e dorëzimit.
BRUTO
Që është së bashku me shpenzimet e bëra (për fitimin e të
ardhurat);
kund. neto. Të ardhura bruto.
BUJQËSOR
Bankë bujqësore institucion financiar shtetëror i cili kryen të
gjitha veprimet bankare
që kanë të bëjnë me ndërmarrjet bujqësore.
BUXHET
Plan financiar kryesor i një shteti, shuma e parashikuar e të
ardhurave
dhe e shpenzimeve të një shteti sipas degëve të ndryshme dhe për
një kohë të
caktuar; pasqyrë që jep këtë parashikim. Buxheti vjetor. Buxheti
shtetëror (i
shtetit). Buxheti kombëtar. Buxheti për zhvillimin e ekonomisë.
Buxheti për
arsimin e kulturën. Pasqyra e buxhetit. Miratohet (shpallet)
buxheti.
BUXHETOR
1. Që ka të bëjë me buxhetin, që lidhet me buxhetin; që i përket
buxhetit, i
buxhetit. Politika buxhetore. Viti buxhetor. Fonde (shpenzime)
buxhetore.
Pasqyra buxhetore.
2. Që e kryen veprimtarinë e vet në bazë të një fondi vjetor të
caktuar nga
shteti. Institucion buxhetor.
CAKË
Pjesë e caktuar e një pagese, kuotë. Caka e kamatës. Derdhnin
cakat.
ÇEK
Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar, me të cilën
dikush ka të
drejtën të tërheqë nga banka ose nga arka një shumë të caktuar
prej llogarisë
së ndërmarrjes, të institucionit ose të personit që e ka lëshuar
ketë dokument
në emër të tij. Çek bankar. Çek postar. Çek i bardhë çek i
paplotësuar. Çek i
kufizuar. Çek llogarie. Çek udhëtimi. Titullari i çekut. Librezë
(bllok) çeqesh.
Lëshoj (pres) një çek. Nënshkruaj çekun.
ÇEL
I jap mundësi dikujt të tërheqë të holla; filloj veprimet me të
holla. I çel
kredi. Çel një librezë kursimi. Çel një llogari.
ÇELUR
Që i vijon veprimet me të holla, që nuk është mbyllur a ndërprerë,
i
hapur. Llogari e çelur. Kredi e çelur.
ÇLIROHEM
Mbetet i lire për t'u përdorur për diçka tjetër. Mjetet
financiare
që çlirohen.
ÇLIRUAR
Që ka mbetur i lirë për t'u përdorur për diçka tjetër. Mjetet e
çliruara.
DALJE
Sasia e të hollave që nxirren nga arka për një punë ose kur bëhen
llogaritjet;
Daljet e arkës. E bëj dalje diçka, bëj veprimet për të nxjerrë një
mall nga magazina.
DEBI
Shuma e të hollave që i detyrohemi dikujt; faqja e majtë e librit
të llogarisë ku
regjistrohet shuma e të hollave që duhet t'i jepet dikujt
DEBITOR
Shteti, institucioni, ndërmarrja ose ai që i ka borxh dikujt, ai
që i detyrohet
diçka (para, sende etj.) dikuj
DEFICIT
Të holla që mungojnë në krahasim me vlerën e mallrave të shitura; mall
që
mungon në krahasim me sasinë që duhet
DEPOZITË
Shumë të hollash, letrash me vlerë etj., që lihet për t'u ruajtur
në një
institucion financiar (në një bankë, në një arkë kursimi); shumë
të hollash që
lihet diku si garanci. Depozitë bankare. Depozitë rezervë.
Depozitë ari.
Depozitë parash (të hollash). Depozitë kursimi.
DEPOZITOJ
Vë në bankë a në arkën e kursimit një sasi të hollash, letrash me
vlerë
etj. për t'i ruajtur e për t'i përdorur sa herë që të kem nevojë.
Depozitoi para në
bankë (në arkën e kursimit). Kishte depozituar ar.
DEPOZITUES
Ai që vë në bankë a në arkën e kursimit një sasi të hollash,
letrash me
vlerë etj. për t'i ruajtur e për t'i përdorur më vonë. Depozituesi
i të hollave (i
parave). Rritet numri i depozituesve pranë arkave të kursimit.
DERDH
Jap një shumë të hollash në bankë, në arkën e kursimit etj. në
emrin tim a
të dikujt tjetër, paguaj. Derdh një shumë në bankë (në arkën e
kursimit).
DERDHËS
Ai që derdh para në bankë, në arkën e kursimit etj. Nënshkrimi i derdhësit.
DEVIZË
Monedhë e huaj që shërben si mjet pagese në marrëdhëniet tregtare
me
shtetet e tjera dhe që mund të shkëmbehet me monedha të tjera.
Devizë e fortë
(e lirë). Bilanci i devizës. Kursen devizën. Ktheu në devizë. I
dhanë devizë.
DIETË
Shumë e caktuar parash që i jepet një punonjësi për shpenzimet e
ditës (për të
ngrënë e për të fjetur), kur shkon me shërbim larg qendrës së tij
të punës
(zakonisht jashtë rrethit). Mori dietat. Shkon pa (me) dietë.
DIFERENCË
Diferencat e arkës, deficitet dhe suficitet.
EMETOJ
Vë në qarkullim, nxjerr, prodhoj. Emeton kartëmonedha (bileta
banke, një çek).
Emetoi një hua. Emeton pulla poste.
EMËROR
Që bëhet a që jepet në emër të dikujt. Depozitë emërore. Çek
emëror.
EMISION
Tërësia e monedhave, e kartëmonedhave, e letrave me vlerë, e
pullave të postës etj.
që vihen njëherësh në qarkullim. Emision bankar. Emision
aksionesh.
FLETËHYRJE
Dokument që vërteton hyrjen e një malli në një depo, në një
magazine etj.
FOND
Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një
qëllim;
tërësia e këtyre mjeteve që shërbejnë si burim dhe si rezervë
kryesore për
diçka; kapital. Fondi monetar (valutor). Fondi shtetëror. Fondi i
paprekshëm.
Fondi i pagave (i akumulimit, i konsumit). Fondet e xhiros. Fondi
i ushqimeve
(i mallrave, i banesave). Fondi i sigurimeve shoqërore. Fondi i
drejtorit.
GJENDJE
Sasia e të hollave që janë në një arkë; sasia e mallrave, e
prodhimeve
ose e lëndëve të para që janë në një ndërmarrje a në një vend në
një kohë të
caktuar. Gjendja e arkës. Gjendje fizike. Ka gjendje. Mban
gjendje.
HAP
Vendos të jap të holla dhe të kryej veprimet financiare që lidhen
me to;
çel diçka që lidhet me veprime të mëtejshme. Hap një kredi. Hap
një llogari.
Hap një librezë. Hap një zë të veçantë.
HEQËS
Ai që kishte të drejtë të tërhiqte paratë në emër të dikujt,
tërheqësi i
të hollave; Heqësi i parave.
HYRJE
Sasia e të hollave që futen në arkë a e të ardhurave që futen në
buxhet
kur bëhen llogaritjet; kund. dalje. Hyrjet e arkës. Hyrjet e
buxhetit.
HYRJE-DALJE
Kryerja e veprimeve për ta futur një mall në magazine dhe për ta
nxjerrë
prej saj. Libri i hyrje-daljeve. Dokumentet e hyrje-daljeve.
IMËT
Inventar i imët.(Tërësia e sendeve, e orendive dhe e veglave të vogla që përdoren
përditë dhe që dalin më shpejt jashtë përdorimit.)
INTERES
Pjesa e fitimit që nxirret me një përqindje të caktuar për të hollat që janë
vënë në bankë ose që janë dhënë hua, fitim që sigurohet nga një hua a nga një
kredi e dhënë; kamatë. Interes i thjeshtë (i përbërë). Interes bankar. Kredi me
interes. Hua pa interes. Merr (paguan) interesin.
JASHTËBUXHETOR
Që nuk është parashikuar a që nuk përfshihet në buxhet, që është
jashtë
buxhetit. Fonde (mjete) jashtëbuxhetore. Veprime jashtëbuxhetore.
KAMATË
1. Pjesë e fitimit, e shprehur në përqindje, të cilën e merr
dikush për huan ose
për borxhin që i ka dhënë një tjetri; fajde (në vendet
kapitaliste); pjesë e fitimit
që merr shteti ose banka për llogari të një kredie a të një ndihme
që i ka dhënë
dikujt; interes. Kamatë ligjore (e paligjshme). Kamatë bankare.
Kamatë e
vonuar. Kamatë e lartë. Hua pa kamatë. Me tre përqind kamatë. E
rritën
kamatën.
2. Shtesa mbi pagesën e një detyrimi, kur ky nuk shlyhet në afatin
e caktuar,
kamatëvonesë. Hipi kamata. E pagoi me kamatë.
KAMATËVONESË
Sasia e të hollave, e shprehur edhe në përqindje, që paguhet si
gjobë kur një
detyrim nuk shlyhet në afatin e caktuar; kamatë. Paguaj
kamatëvonesën. Iu
shtua kamatëvonesa.
KAMBIAL
Dokument financiar (në vendet kapitaliste), që detyron dikë të
shlyejë brenda
një afati të caktuar një shumë parash të marra hua me kushte të
caktuara ose
një shumë parash që duhet të paguajë për mallra të blera me kredi;
dokument
detyrimi, dëftesë. Qarkullimi i kambialeve. Nxori (lëshoi) një
kambial.
Nënshkroi kambialin.
KAPAR
Shumë e vogël parash që i jepet dikujt në dorë si paradhënie për
të siguruar
blerjen e diçkaje në bazë të një marrëveshjeje, për të siguruar
një qiradhënie
etj. I dha kapar. I mori kaparin
KARTELIST
Punonjës i llogarisë që mbush e sistemon kartelat dhe përputh
e
kontrollon të dhënat e tyre me ato të librit të llogarisë.
KLIRING
Sistem i shlyerjes së llogarive me anë të mallrave, të cilat ia
japin njëri-tjetrit dy
shtete në tregtinë e jashtme në bazë të një marrëveshjeje. Tregti me
kliring.
Jepte (blinte) me kliring.
KONTABËL
1. Që ka të bëjë me kontabilitetin, që i përket kontabilitetit, i
kontabilitetit.
Gjendje kontabël. Veprime kontabël.
2. Që merret me mbajtjen e llogarive sipas disa rregullave të
caktuara, i
llogarisë. Kuadri kontabël. Shef kontabël shef llogarie.
KONTABILITET
1. Teoria e praktika e llogaritjes në të holla të vlerave
ekonomike në prodhim,
në shpërndarje dhe në konsum; mbajtja e llogarive për prodhimin,
për
shpenzimet e qarkullimin e mallrave në një ndërmarrje, në një
kooperativë etj.;
lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme për këtë teori e
praktikë në disa
shkolla të posaçme; bised. teksti që përmban këto njohuri. Libri i
kontabilitetit.
Teksti i kontabilitetit.
Dha provimin e kontabilitetit.
2. Degë e administratës që merret me këto llogaritje.
KREDI
1. Shumë të hollash që i jep banka e shtetit një qytetari, një
ndërmarrjeje
etj., sipas kërkesës së tyre, me kusht që t'i kthehet pjesë-pjesë
brenda një kohe
të caktuar. Kredi bankare. Kredi me afat të gjatë (të shkurtër).
Jep kredi.
Kërkoi (mori) kredi. Çeli një kredi. Shlyej kredinë.
2. Shumë të hollash që caktohet me ligj nga shteti për t'u
përdorur në një
degë të ekonomisë a në një fushë të veprimtarisë shoqërore. Kredi
për
shëndetësinë (për arsimin).
KUNDËRVLERË
Send, mall a para që shkëmbehet me një send, mall a para tjetër me
të njëjtën
vlerë. Kundërvlera e prodhimit të shitur. Dha (mori) kundërvlerën.
KURS
Çmimi në treg i aksioneve ose i letrave të tjera me vlerë, në bazë
të të cilit
bëhet këmbimi ose shitja e blerja e tyre. Kursi i valutës (i
dollarit, i sterlinës).
Rënia e kursit. E uli kursin.
LETËR
Letra me vlerë kambiale, obligacione etj., që kanë një vlerë të caktuar në para.
LIBËR
Libri i të ardhurave.
Letra me vlerë kambiale, obligacione etj., që kanë një vlerë të caktuar në para.
LIBËR
Libri i të ardhurave.
LLOGARI
1. Veprime të ndryshme ekonomike e financiare, që bëhen për të
njohur vlerat,
për të ditur të ardhurat e shpenzimet në një degë të ekonomisë, në
një
ndërmarrje ose në gjithë ekonominë e vendit; dokument që pasqyron
gjendjen
pas këtyre veprimeve; zyra e nëpunësit që merret me këtë detyrë.
Llogari
vjetore (mujore). Libri i llogarisë. Dëftesë llogarie. Zyra e
llogarisë. Përmbledhësja e llogarisë.
2. Veprime me numra, që bëhen për të nxjerrë sa kushton diçka ose
sa kemi
për të marrë a sa kemi për të dhënë, për të gjetur sasinë e
diçkaje etj.; llogaritje.
Llogari e përpiktë. E bëri llogari e llogariti. Me bëj llogarinë!
E bën mirë llogarinë.
3. Mjete financiare, të ruajtura ose të vëna në bankë, të cilat
përdoren për
qëllime të ndryshme. Llogari aktive (pasive). Llogari shlyese.
Llogari rrjedhëse.
MANDATARKËTIM
Dokument zyrtar që i dërgohet arkës për të arkëtuar një shumë të
hollash.
Lëshoi (preu) mandatarkëtimin. Çdo hyrje në arkë vërtetohet me
mandatarkëtim.
MANDATPAGESË
Dokument zyrtar që i dërgohet arkës ose bankës për të bërë një
pagesë,
urdhërpagesë. Mbushi (nënshkroi) mandatpagesën. Çdo dalje nga
arka
vërtetohet me mandatpagesë.
MBART
E marr një të dhënë në shifra nga një dokument dhe e hedh në një
tjetër
sipas disa rregullave financiare. Mbart një shumë lekësh.
MBETURA
Shuma e parave që mbetet pa u harxhuar; shuma që mbetet nga
zbritja e
një shume tjetër. Të mbeturat e muajit (e vitit) të kaluar. Të
mbeturat nga
huaja. Të mbeturat e papaguara të prapambeturat.
MBITAKSË
Taksë e re që i shtohet një takse të mëparshme, shtesë takse (në
vendet ku ka
taksa). Mbitaksë doganore. Mbitaksë mbi të ardhurat. Vënia (heqja)
e
mbitaksës. Ngritja (ulja) e mbitaksës. Marrja e një mbitakse.
MBULESË
Sasia e arit ose e valutës që ruhet në një bankë për të mbuluar
sasinë e
kartëmonedhave të vëna në qarkullim; depozitë, rezervë. Mbulesë
ari.
MBULIM
Mbulimi i shpenzimeve.
MBULOJ
Siguroj mjetet e nevojshme financiare për të përballuar një
shpenzim a
detyrim; përballoj, shlyej. Mbuloi borxhin. I mbuloi shpenzimet vetëm
50%. I
mbuloi humbjet. Mbulon nevojat e ndërmarrjes. Të ardhurat u
përdorën për të
mbuluar ndërtimet e reja.
MBYLL
E mbyllën planin vjetor një muaj para afatit. E mbyllën buxhetin.
E mbylli llogarinë.
NETO
Që llogaritet pa ndalesat a zbritjet e ndryshme; kund. bruto. Shuma neto.
Paga (rroga) neto. Të ardhurat neto të ardhurat që vijnë nga puna shoqërore,
pasi të jenë zbritur të gjitha shpenzimet e tjera. Fitimi neto.
Që llogaritet pa ndalesat a zbritjet e ndryshme; kund. bruto. Shuma neto.
Paga (rroga) neto. Të ardhurat neto të ardhurat që vijnë nga puna shoqërore,
pasi të jenë zbritur të gjitha shpenzimet e tjera. Fitimi neto.
NJËSI
Njësia jonë
monetare eshte leku
OBLIGACION
Letër me vlerë, që u jepet nga shteti qytetarëve në vend të parave
që ka marrë
hua prej tyre dhe që shlyhet pas një kohe të caktuar. Obligacionet
e huas
shtetërore. Numri i obligacionit. Shlyerja e obligacioneve.
OPERACION
Veprim. Operacione financiare (bankare). Operacion tregtar.
Operacionet e bursës.
OPERATIV
Që ka të bëjë me veprimet financiare në një punë të caktuar.
Evidencë
operative. Përfundimet operative. Seksion operativ.
PAKETË
Sasi e caktuar aksionesh, që i japin të drejtë zotëruesit të marrë
pjesë në
fitimet dhe në veprimtarinë e sipërmarrjes. Paketa e aksioneve.
Paketa
kontrolluese.
PAMBULUAR
I pashlyer (për një shpenzim a detyrim). Shpenzime të pambuluara.
PARAPARA
Shpenzimet e parashikuara në buxhet
PARTI
Parti dyfishe mënyrë regjistrimi, sipas së cilës çdo shumë që
shënohet në
dobi të një llogarie ose të disa llogarive, shënohet njëkohësisht
edhe në kredi të
një llogarie tjetër ose të disa llogarive të tjera.
PASIV
Që ka më shumë shpenzime se të ardhura; që ka të bëjë me pasivin e
bilancit.
PREVENTIV
Shuma e nevojshme që parashikohet të shpenzohet për kryerjen e një
punimi;
dokumenti ku është përllogaritur e përcaktuar kjo shumë.
Preventivi i një
ndërtese (i një objekti). Sipas preventivit. Hartuan (bënë)
preventivin.
QARKULLIM
Shitja e blerja e prodhimeve dhe e mallrave, shitje; përdorimi i
të
hollave në veprimet tregtare financiare; sasia e mallrave të
shitura brenda një
kohe, e shprehur në të holla. Qarkullimi i mallrave. Qarkullimi i
parave.
Qarkullimi i kapitalit. Vëllimi i qarkullimit. Mallra me qarkullim
të ngadaltë. Vë
(hedh) në qarkullim
REALIZOJ
Kthej në të holla; nxjerr një shumë ose të ardhura. Realizoj të
ardhurat (kursimet).
RRJEDHËS
Llogari rrjedhëse, llogari e hapur që ka një ndërmarrje a një
institucion në
bankë, ku derdh e tërheq të hollat herë pas here.
SALDO
Ndryshimi ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve në llogarinë e
një
ndërmarrjeje, të një institucioni etj. Saldo aktive (pasive).
SISTEM
Sistem monetar (bankar, valutor).
SUBVENCION
Të holla që i jep shteti gjatë një periudhe një dege të ekonomisë,
një
institucioni, një organizate etj. për t'i ndihmuar e për t`u
lehtësuar veprimtarinë
ose për t'u mbuluar shpenzimet e ndryshme. Mbahej me subvencione
SUFICIT
1. Të holla që dalin të tepërta në krahasim me vlerën e mallrave
të shitura; mall
i tepërt në krahasim me sasinë që duhet; kund. deficit. Doli
suficit. Mënjanojnë
deficitet dhe suficitet.
2. Teprica e të ardhurave kundrejt shpenzimeve në buxhet.
Realizimi i buxhetit
me suficit.
SUFICITAR
Që del me fitime; që i ka të ardhurat më të larta se shpenzimet.
Bilanc tregtar
suficitar.
SHENJË
Shenjë monetare. figura dhe shënimet që shtypen ose gdhenden në
një monedhë.
SHIFRUAR
Që është shënuar me anë të një shifre. Llogari të shifruara.
SHKËMBEJ
Shkëmbej paratë (të hollat). jap një shumë parash për të marrë një
shumë tjetër me
po atë vlerë, por në një monedhë tjetër.
SHKËMBIM
Kursi i shkëmbimit
SHUMOR
Shpenzimet shumore.
TARIFË
1. Çmim i caktuar nga shteti për sende të konsumit, për shërbimet
e ndryshme
publike etj.; pagesë që i bëhet shtetit për përdorimin ose për
shfrytëzimin e
diçkaje; tabelë për çmimet ose për pagesat e tilla. Tarifë
doganore taksë c
caktuar për mallrat që sillen nga jashtë ose që nxirren jashtë
shtetit. Tarifat
postare. Tarifat e energjisë elektrike (e ujit, e transportit).
Vendosi tarifa të
reja. U ngritën (u ulën) tarifat.
2. Pagë që i jepet një punonjësi në përputhje me kategorinë, me
kualifikimin, me
vështirësitë në punë etj.; tabelë që përmban këto paga. Sistemi i
tarifave.
Rrjet tarifash. Paguhet (shpërblehet) me tarifën e kategorisë së
katërt.
TARIFOR
1. Që lidhet me tarifën e sendeve të konsumit, të shërbimeve të
ndryshme
publike etj.; i tarifës. Vlera (pengesa) tarifore.
2. Që ka të bëjë me tarifën, e cila i paguhet dikujt; i tarifës së
dikujt. Sistemi
(rrjeti) tarifor. Udhëzues tarifor.
TEPRICË
Ndryshimi ndërmjet shumave të regjistruara në debi dhe
shumave
të regjistruara në kredi të një llogarie; ndryshimi ndërmjet të
ardhurave dhe
shpenzimeve, pjesë që mbetet kur heqim shpenzimet prej të
ardhurave. Teprica
e një llogarie. Derdhja e tepricave. Regjistroi tepricat.
TREG
Sfera, në të cilën qarkullojnë vlerat monetare. Tregu financiar
(monetar, valutor).
URDHËRDERDHJE
Dokument ku shënohen të hollat që derdhen në bankë, në arkë ose
për një
llogari. Plotësoi (mbushi) urdhërderdhjen. Dërgoi urdhërderdhjen.
URDHËRDORËZIM
Dokument që dëshmon dorëzimin e një malli të një materiali etj.
Mori (nisi)
urdhërdorëzimin. Nënshkroi urdhërdorëzimin.
URDHËRNGARKIM
Dokument që lëshohet për të shoqëruar një mall, i cili duhet të
bartet dhe t'i
jepet dikujt; në dorëzim. Mbushi (nënshkroi) urdhërngarkimin.
URDHËRPAGESË
Dokument zyrtar, që i dërgohet arkës ose bankës nga një ndërmarrje
a
institucion për t’i paguar dikujt një shumë të hollash.
URDHËRSHËRBIM
Fletë e posaçme me të cilën pajiset një punonjës i një
institucioni a ndërmarrjeje
kur shkon me shërbim zyrtar jashtë rrethit ose qytetit ku punon
URDHËRXHIRIM
Dokument që lëshohet për të shlyer një llogari nëpërmjet bankës pa
të holla në
dorë. Nisi urdhërxhirimin.
USHTRIM
Tërësia e veprimeve që kryhen për të zbatuar buxhetin shtetëror
gjatë
një periudhe të caktuar. Ushtrimi financiar. Ushtrimi vjetor.
Mbyllja e ushtrimit.
VALUTË
1. Njësia bazë e sistemit monetar të një vendi; tërësia e njësive të këtij sistemi.
Valuta e një vendi. Valutë ari (argjendi). Valutë në letër.
2. Para e shteteve të tjera që përdoret në tregtinë e jashtme a që qarkullon në
tregun ndërkombëtar. Valutë botërore. Kredi në valutë. Kursi i valutës vlera e
njësisë monetare të një vendi e shprehur në njësi monetare të tjera, kurs
valutor. Sigurojmë valutë. Kursejmë valutën. E blejmë me valutë.
VALUTOR
Që ka të bëjë me valutën, që i përket valutës, i valutës; që bëhet me valutë.
Sistem valutor. Të ardhura (burime, rezerva) valutore. Vlera valutore. Fond
valutor. Monopol valutor. Tregjet valutore. Krizë valutore. Reformë valutore.
Kurs valutor.
VLERË
Letra me vlerë
XHIRO
Sasia e mallrave që shet një njeri ose ndërmarrje tregtare brenda
një
kohe të caktuar, e shprehur në të holla; qarkullim. Xhiro ditore
(mujore). Xhiro
e përgjithshme. Xhiro e mallrave. Xhiro e të hollave. Plani i
xhiros.
Vëllimi i xhiros. Tatim mbi xhiron. Bën xhiro.
XHIROJ
Bëj veprimet me dokumente për t'i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet
bankës ndërmjet ndërmarrjeve të ndryshme; qarkulloj. Xhiroj një
çek.
XHIRUES
Ai që nënshkruan për t'i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet
bankës një
ndërmarrjeje tjetër, ai që nënshkruan çekun a urdhërxhirimin.
ZHBALANCIM
Zhbalancimi i buxhetit.
ZHBALANCOJ
Prish përpjesëtimin e drejtë ndërmjet dy anëve të së njëjtës
veprimtari,
ndërmjet dy degëve etj. E zhbalancoi importin me eksportin. I
zhbalancuan
shpenzimet me të ardhurat.
ZHBALANCUAR
Që nuk ka përpjesëtim të njëjtë në anët e veta, që i është
prishur
përpjesëtimi i drejtë. Ekonomi e zhbalancuar. Buxhet i
zhbalancuar. Shkëmbim
i zhbalancuar.
ZHBLLOKIM
Zhbllokimi i fondeve.