Friday, May 3, 2013

Fjalor Ekonomik


AKSION
Letër me vlerë, që përfaqëson një nga pjesët, në të cilat është ndarë kapitali i
një shoqërie ose i një sipërmarrjeje kapitaliste dhe që i jep të drejtë zotëruesit të
saj të marrë pjesë në veprimtarinë dhe në fitimet e sipërmarrjes. Aksionet e
naftës. Kursi i aksioneve. Bursa e aksioneve. Paketa e aksioneve. Tufë
aksionesh. Blen (shet) aksione. Bien (ulen, ngrihen) aksionet.

AKSIONAR
Që është themeluar me aksione, i ngritur mbi bazën e aksioneve; që ka të bëjë
me aksionet. Shoqëri (ndërmarrje) aksionare. Kapitali aksionar.

AKTIV
Që ka më shumë të ardhura se shpenzime, që del me të ardhura më të mëdha
se shpenzimet; që ka të bëjë me aktivin e bilancit. Llogari aktive. Bilanc aktiv
bilanc ku të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet.
Bilanc aktiv, gjendje kur janë arritur shumë suksese në punë

AKUMULIM
Mjete financiare të grumbulluara pjesë-pjesë; ajo që është
mbledhur pak nga pak. Akumulimet shtetërore. Përdor (rrit) akumulimet.
 Akumulimi fillestar i kapitalit proces historik, gjatë të cilit prodhuesve të
vegjël, sidomos fshatarëve, iu morën me forcë mjetet e prodhimit dhe u krijua
prona e madhe kapitaliste.

AKUMULOJ
Grumbulloj pjesë-pjesë mjete financiare për zhvillimin ose zgjerimin e
mëvonshëm të prodhimit. Akumuloj mjete financiare. Akumuloj fonde.

ARDHUR
Para ose vlera materiale, që marrin organet e institucionet
shtetërore, ndërmarrjet, kooperativat, organizatat shoqërore etj. nga veprimtaria
ekonomike, nga anëtarët e tyre etj.; para ose vlera materiale, që marrin njerëzit
e veçantë nga puna e tyre ose nga burime të tjera. Të ardhurat vjetore. Të
ardhurat reale (mesatare). Të ardhurat kombëtare. Të ardhurat e fshatarësisë
(e kooperativës). Të ardhurat e familjes. Të ardhura në të holla (në natyrë).
Të ardhura nga toka. Burim të ardhurash. Ndarja (shpërndarja) e të
ardhurave. Merr të ardhura.

ARKË
1.Fondet në të holla që ka si gjendje një shtet, një ndërmarrje, kooperativë,
institucion etj. Arka e shtetit. Libri i arkës. Gjendje arke. Mbaj arkën. Mbyll
arkën llogarit hyrjet e daljet në të holla për të parë gjendjen e fondeve.
2.Institucion shtetëror, ku depozitohen të holla të kursyera nga punonjësit,
të cilat këta mund t'i tërheqin kur të duan. Arka e kursimit. Arka e kursimeve
dhe e sigurimeve shtetërore. Degë (agjenci) e arkës. Derdh të holla në arkën
e kursimit.

ARKËTIM
Veprimi sipas kuptimeve të foljes arkëtoj.

ARKËTOJ
Marr të holla e i derdh në arkë, fut të holla në fondin e arkës. Arkëtoj të hollat.

ARKËTUES
Që kryen veprime arkëtimi, që ka për detyrë të arkëtojë të hollat. Zyrë
arkëtuese. Nëpunësi arkëtues.

ARRITUR
Që ka mbushur afatin e caktuar, që i përket një periudhe të
përfunduar. Interesat e arritura. Kamata e arritur.

AVANCË
Pagë ose diçka tjetër, që merret para kohës së caktuar; paradhënie.
I jap avancë. Marr avancë. Kthej avancën.

 BANKAR
Që ka të bëjë me bankën, i bankës; që lidhet me veprimet e bankës. Agjenci 
bankare. Veprime bankare. Sistem (rregull, shërbim) bankar. Hua (llogari) 
bankare. Detyrim (kredit, interes) bankar. Kapitali bankar. Çek bankar.

BANKËNOTË
Letër me vlerë, me prerje të caktuar, që e vë në qarkullim si para një bankë. 
Zhvleftësimi i bankënotave. Nxori bankënota.

BARAZUAR
Që del me shpenzime e të ardhura (me debi e kredi) të barabarta; i 
mbyllur, i shuar. Llogari e barazuar. Buxhet i barazuar.

BARTJE
Mbartje. Bartje llogarie

BËJ
Bën xhiro. shet mallin a qarkullon paratë.

BILANC
Përfundim që del nga krahasimi i të ardhurave me shpenzimet, kur 
mbyllim një llogari; pasqyra përmbledhëse me këtë përfundim. Bilanci vjetor 
(mujor). Bilanc përmbledhës. Bilanc aktiv bilanc, në të cilin të ardhurat janë më 
të mëdha se shpenzimet. Bilanc pasiv bilanc në të cilin shpenzimet janë më të 
mëdha se të ardhurat. Bilanci i pagesave. Bilanci i fuqisë punëtore. Bilanci i 
ndërmarrjes. Pasqyra e bilancit. Hartimi i bilancit. Bëj (nxjerr, mbyll, paraqit). 
bilancin.

BILETË
Kartëmonedhë, bankënotë. Biletë banke (bankare).

BORDERO
1. Listë që përmban emrat e punonjësve të një ndërmarrjeje a të një institucioni, 
pagën e secilit dhe vendin për nënshkrimet; listë pagese. Borderoja e rrogave. 
Nënshkruaj borderonë. 
2. Listë, ku janë shënuar llogaritë ose emrat e sendeve që merren në dorëzim; 
inventar. Borderoja e dorëzimit.

BRUTO
Që është së bashku me shpenzimet e bëra (për fitimin e të ardhurat); 
kund. neto. Të ardhura bruto.

BUJQËSOR
Bankë bujqësore institucion financiar shtetëror i cili kryen të gjitha veprimet bankare 
që kanë të bëjnë me ndërmarrjet bujqësore.

BUXHET
Plan financiar kryesor i një shteti, shuma e parashikuar e të ardhurave 
dhe e shpenzimeve të një shteti sipas degëve të ndryshme dhe për një kohë të 
caktuar; pasqyrë që jep këtë parashikim. Buxheti vjetor. Buxheti shtetëror (i 
shtetit). Buxheti kombëtar. Buxheti për zhvillimin e ekonomisë. Buxheti për 
arsimin e kulturën. Pasqyra e buxhetit. Miratohet (shpallet) buxheti.

BUXHETOR
1. Që ka të bëjë me buxhetin, që lidhet me buxhetin; që i përket buxhetit, i 
buxhetit. Politika buxhetore. Viti buxhetor. Fonde (shpenzime) buxhetore. 
Pasqyra buxhetore. 
2. Që e kryen veprimtarinë e vet në bazë të një fondi vjetor të caktuar nga 
shteti. Institucion buxhetor.


CAKË
Pjesë e caktuar e një pagese, kuotë. Caka e kamatës. Derdhnin cakat.

 ÇEK
Urdhërpagesë e shkruar sipas një modeli të caktuar, me të cilën dikush ka të 
drejtën të tërheqë nga banka ose nga arka një shumë të caktuar prej llogarisë 
së ndërmarrjes, të institucionit ose të personit që e ka lëshuar ketë dokument 
në emër të tij. Çek bankar. Çek postar. Çek i bardhë çek i paplotësuar. Çek i 
kufizuar. Çek llogarie. Çek udhëtimi. Titullari i çekut. Librezë (bllok) çeqesh. 
Lëshoj (pres) një çek. Nënshkruaj çekun.

ÇEL
I jap mundësi dikujt të tërheqë të holla; filloj veprimet me të holla. I çel 
kredi. Çel një librezë kursimi. Çel një llogari.

ÇELUR
Që i vijon veprimet me të holla, që nuk është mbyllur a ndërprerë, i 
hapur. Llogari e çelur. Kredi e çelur.

ÇLIROHEM
Mbetet i lire për t'u përdorur për diçka tjetër. Mjetet financiare 
që çlirohen.

ÇLIRUAR
Që ka mbetur i lirë për t'u përdorur për diçka tjetër. Mjetet e çliruara.

 DALJE
Sasia e të hollave që nxirren nga arka për një punë ose kur bëhen llogaritjet;  
Daljet e arkës. E bëj dalje diçka, bëj veprimet për të nxjerrë një mall nga magazina.

DEBI
Shuma e të hollave që i detyrohemi dikujt; faqja e majtë e librit të llogarisë ku 
regjistrohet shuma e të hollave që duhet t'i jepet dikujt

DEBITOR
Shteti, institucioni, ndërmarrja ose ai që i ka borxh dikujt, ai që i detyrohet 
diçka (para, sende etj.) dikuj

DEFICIT
Të holla që mungojnë në krahasim me vlerën e mallrave të shitura; mall që 
mungon në krahasim me sasinë që duhet

DEPOZITË
Shumë të hollash, letrash me vlerë etj., që lihet për t'u ruajtur në një 
institucion financiar (në një bankë, në një arkë kursimi); shumë të hollash që 
lihet diku si garanci. Depozitë bankare. Depozitë rezervë. Depozitë ari. 
Depozitë parash (të hollash). Depozitë kursimi.

DEPOZITOJ
Vë në bankë a në arkën e kursimit një sasi të hollash, letrash me vlerë 
etj. për t'i ruajtur e për t'i përdorur sa herë që të kem nevojë. Depozitoi para në 
bankë (në arkën e kursimit). Kishte depozituar ar.

DEPOZITUES
Ai që vë në bankë a në arkën e kursimit një sasi të hollash, letrash me 
vlerë etj. për t'i ruajtur e për t'i përdorur më vonë. Depozituesi i të hollave (i 
parave). Rritet numri i depozituesve pranë arkave të kursimit.

DERDH
Jap një shumë të hollash në bankë, në arkën e kursimit etj. në emrin tim a 
të dikujt tjetër, paguaj. Derdh një shumë në bankë (në arkën e kursimit).

DERDHËS
Ai që derdh para në bankë, në arkën e kursimit etj. Nënshkrimi i derdhësit.

DEVIZË
Monedhë e huaj që shërben si mjet pagese në marrëdhëniet tregtare me 
shtetet e tjera dhe që mund të shkëmbehet me monedha të tjera. Devizë e fortë 
(e lirë). Bilanci i devizës. Kursen devizën. Ktheu në devizë. I dhanë devizë.

DIETË
Shumë e caktuar parash që i jepet një punonjësi për shpenzimet e ditës (për të 
ngrënë e për të fjetur), kur shkon me shërbim larg qendrës së tij të punës 
(zakonisht jashtë rrethit). Mori dietat. Shkon pa (me) dietë.

DIFERENCË
Diferencat e arkës, deficitet dhe suficitet.

 EMETOJ
Vë në qarkullim, nxjerr, prodhoj. Emeton kartëmonedha (bileta banke, një çek). 
Emetoi një hua. Emeton pulla poste.

EMËROR
Që bëhet a që jepet në emër të dikujt. Depozitë emërore. Çek emëror.

EMISION
Tërësia e monedhave, e kartëmonedhave, e letrave me vlerë, e pullave të postës etj. 
që vihen njëherësh në qarkullim. Emision bankar. Emision aksionesh.
 FLETËHYRJE
Dokument që vërteton hyrjen e një malli në një depo, në një magazine etj.

FOND
Tërësia e mjeteve monetare e materiale të caktuara për një qëllim; 
tërësia e këtyre mjeteve që shërbejnë si burim dhe si rezervë kryesore për 
diçka; kapital. Fondi monetar (valutor). Fondi shtetëror. Fondi i paprekshëm. 
Fondi i pagave (i akumulimit, i konsumit). Fondet e xhiros. Fondi i ushqimeve 
(i mallrave, i banesave). Fondi i sigurimeve shoqërore. Fondi i drejtorit.

GJENDJE
Sasia e të hollave që janë në një arkë; sasia e mallrave, e prodhimeve 
ose e lëndëve të para që janë në një ndërmarrje a në një vend në një kohë të 
caktuar. Gjendja e arkës. Gjendje fizike. Ka gjendje. Mban gjendje.


HAP
Vendos të jap të holla dhe të kryej veprimet financiare që lidhen me to; 
çel diçka që lidhet me veprime të mëtejshme. Hap një kredi. Hap një llogari. 
Hap një librezë. Hap një zë të veçantë.

HEQËS
Ai që kishte të drejtë të tërhiqte paratë në emër të dikujt, tërheqësi i 
të hollave; Heqësi i parave.

HYRJE
Sasia e të hollave që futen në arkë a e të ardhurave që futen në buxhet 
kur bëhen llogaritjet; kund. dalje. Hyrjet e arkës. Hyrjet e buxhetit.

HYRJE-DALJE 
Kryerja e veprimeve për ta futur një mall në magazine dhe për ta nxjerrë 
prej saj. Libri i hyrje-daljeve. Dokumentet e hyrje-daljeve.

IMËT
Inventar i imët.(Tërësia e sendeve, e orendive dhe e veglave të vogla që përdoren
përditë dhe që dalin më shpejt jashtë përdorimit.)

INTERES
Pjesa e fitimit që nxirret me një përqindje të caktuar për të hollat që janë
vënë në bankë ose që janë dhënë hua, fitim që sigurohet nga një hua a nga një
kredi e dhënë; kamatë. Interes i thjeshtë (i përbërë). Interes bankar. Kredi me
interes. Hua pa interes. Merr (paguan) interesin.

JASHTËBUXHETOR
Që nuk është parashikuar a që nuk përfshihet në buxhet, që është jashtë 
buxhetit. Fonde (mjete) jashtëbuxhetore. Veprime jashtëbuxhetore.

KAMATË
1. Pjesë e fitimit, e shprehur në përqindje, të cilën e merr dikush për huan ose 
për borxhin që i ka dhënë një tjetri; fajde (në vendet kapitaliste); pjesë e fitimit 
që merr shteti ose banka për llogari të një kredie a të një ndihme që i ka dhënë 
dikujt; interes. Kamatë ligjore (e paligjshme). Kamatë bankare. Kamatë e 
vonuar. Kamatë e lartë. Hua pa kamatë. Me tre përqind kamatë. E rritën 
kamatën. 
2. Shtesa mbi pagesën e një detyrimi, kur ky nuk shlyhet në afatin e caktuar, 
kamatëvonesë. Hipi kamata. E pagoi me kamatë.

KAMATËVONESË
Sasia e të hollave, e shprehur edhe në përqindje, që paguhet si gjobë kur një 
detyrim nuk shlyhet në afatin e caktuar; kamatë. Paguaj kamatëvonesën. Iu 
shtua kamatëvonesa.

KAMBIAL
Dokument financiar (në vendet kapitaliste), që detyron dikë të shlyejë brenda 
një afati të caktuar një shumë parash të marra hua me kushte të caktuara ose 
një shumë parash që duhet të paguajë për mallra të blera me kredi; dokument 
detyrimi, dëftesë. Qarkullimi i kambialeve. Nxori (lëshoi) një kambial. 
Nënshkroi kambialin.

KAPAR
Shumë e vogël parash që i jepet dikujt në dorë si paradhënie për të siguruar 
blerjen e diçkaje në bazë të një marrëveshjeje, për të siguruar një qiradhënie 
etj. I dha kapar. I mori kaparin

KARTELIST
Punonjës i llogarisë që mbush e sistemon kartelat dhe përputh e 
kontrollon të dhënat e tyre me ato të librit të llogarisë. 

KLIRING
Sistem i shlyerjes së llogarive me anë të mallrave, të cilat ia japin njëri-tjetrit dy 
shtete në tregtinë e jashtme në bazë të një marrëveshjeje. Tregti me kliring. 
Jepte (blinte) me kliring.

KONTABËL
1. Që ka të bëjë me kontabilitetin, që i përket kontabilitetit, i kontabilitetit. 
Gjendje kontabël. Veprime kontabël. 
2. Që merret me mbajtjen e llogarive sipas disa rregullave të caktuara, i 
llogarisë. Kuadri kontabël. Shef kontabël shef llogarie.

KONTABILITET
1. Teoria e praktika e llogaritjes në të holla të vlerave ekonomike në prodhim, 
në shpërndarje dhe në konsum; mbajtja e llogarive për prodhimin, për 
shpenzimet e qarkullimin e mallrave në një ndërmarrje, në një kooperativë etj.; 
lëndë mësimore që jep njohuritë e nevojshme për këtë teori e praktikë në disa 
shkolla të posaçme; bised. teksti që përmban këto njohuri. Libri i kontabilitetit. 
Teksti i kontabilitetit. 
Dha provimin e kontabilitetit. 
2. Degë e administratës që merret me këto llogaritje.

KREDI
1. Shumë të hollash që i jep banka e shtetit një qytetari, një ndërmarrjeje 
etj., sipas kërkesës së tyre, me kusht që t'i kthehet pjesë-pjesë brenda një kohe 
të caktuar. Kredi bankare. Kredi me afat të gjatë (të shkurtër). Jep kredi. 
Kërkoi (mori) kredi. Çeli një kredi. Shlyej kredinë.
2. Shumë të hollash që caktohet me ligj nga shteti për t'u përdorur në një 
degë të ekonomisë a në një fushë të veprimtarisë shoqërore. Kredi për 
shëndetësinë (për arsimin).

KUNDËRVLERË
Send, mall a para që shkëmbehet me një send, mall a para tjetër me të njëjtën 
vlerë. Kundërvlera e prodhimit të shitur. Dha (mori) kundërvlerën.

KURS
Çmimi në treg i aksioneve ose i letrave të tjera me vlerë, në bazë të të cilit 
bëhet këmbimi ose shitja e blerja e tyre. Kursi i valutës (i dollarit, i sterlinës). 
Rënia e kursit. E uli kursin.

LETËR
Letra me vlerë kambiale, obligacione etj., që kanë një vlerë të caktuar në para.

LIBËR
Libri i të ardhurave.
 
LLOGARI
1. Veprime të ndryshme ekonomike e financiare, që bëhen për të njohur vlerat, 
për të ditur të ardhurat e shpenzimet në një degë të ekonomisë, në një 
ndërmarrje ose në gjithë ekonominë e vendit; dokument që pasqyron gjendjen 
pas këtyre veprimeve; zyra e nëpunësit që merret me këtë detyrë. Llogari 
vjetore (mujore). Libri i llogarisë. Dëftesë llogarie. Zyra e llogarisë. Përmbledhësja e llogarisë.
2. Veprime me numra, që bëhen për të nxjerrë sa kushton diçka ose sa kemi 
për të marrë a sa kemi për të dhënë, për të gjetur sasinë e diçkaje etj.; llogaritje. 
Llogari e përpiktë. E bëri llogari e llogariti. Me bëj llogarinë! E bën mirë llogarinë.
3. Mjete financiare, të ruajtura ose të vëna në bankë, të cilat përdoren për 
qëllime të ndryshme. Llogari aktive (pasive). Llogari shlyese. Llogari rrjedhëse.

 MANDATARKËTIM
Dokument zyrtar që i dërgohet arkës për të arkëtuar një shumë të hollash. 
Lëshoi (preu) mandatarkëtimin. Çdo hyrje në arkë vërtetohet me mandatarkëtim.

MANDATPAGESË
Dokument zyrtar që i dërgohet arkës ose bankës për të bërë një pagesë, 
urdhërpagesë. Mbushi (nënshkroi) mandatpagesën. Çdo dalje nga arka 
vërtetohet me mandatpagesë.

MBART
E marr një të dhënë në shifra nga një dokument dhe e hedh në një tjetër 
sipas disa rregullave financiare. Mbart një shumë lekësh.

MBETURA
Shuma e parave që mbetet pa u harxhuar; shuma që mbetet nga zbritja e 
një shume tjetër. Të mbeturat e muajit (e vitit) të kaluar. Të mbeturat nga 
huaja. Të mbeturat e papaguara të prapambeturat.

MBITAKSË
Taksë e re që i shtohet një takse të mëparshme, shtesë takse (në vendet ku ka 
taksa). Mbitaksë doganore. Mbitaksë mbi të ardhurat. Vënia (heqja) e 
mbitaksës. Ngritja (ulja) e mbitaksës. Marrja e një mbitakse.

MBULESË
Sasia e arit ose e valutës që ruhet në një bankë për të mbuluar sasinë e 
kartëmonedhave të vëna në qarkullim; depozitë, rezervë. Mbulesë ari.

MBULIM
Mbulimi i shpenzimeve.

MBULOJ
Siguroj mjetet e nevojshme financiare për të përballuar një shpenzim a 
detyrim; përballoj, shlyej. Mbuloi borxhin. I mbuloi shpenzimet vetëm 50%. I 
mbuloi humbjet. Mbulon nevojat e ndërmarrjes. Të ardhurat u përdorën për të 
mbuluar ndërtimet e reja.

MBYLL
E mbyllën planin vjetor një muaj para afatit. E mbyllën buxhetin. E mbylli llogarinë.

NETO
Që llogaritet pa ndalesat a zbritjet e ndryshme; kund. bruto. Shuma neto.
Paga (rroga) neto. Të ardhurat neto të ardhurat që vijnë nga puna shoqërore,
pasi të jenë zbritur të gjitha shpenzimet e tjera. Fitimi neto.

NJËSI
Njësia jonë monetare eshte leku

OBLIGACION
Letër me vlerë, që u jepet nga shteti qytetarëve në vend të parave që ka marrë 
hua prej tyre dhe që shlyhet pas një kohe të caktuar. Obligacionet e huas 
shtetërore. Numri i obligacionit. Shlyerja e obligacioneve.

OPERACION
Veprim. Operacione financiare (bankare). Operacion tregtar. Operacionet e bursës.

OPERATIV
Që ka të bëjë me veprimet financiare në një punë të caktuar. Evidencë 
operative. Përfundimet operative. Seksion operativ.

PAKETË
Sasi e caktuar aksionesh, që i japin të drejtë zotëruesit të marrë pjesë në 
fitimet dhe në veprimtarinë e sipërmarrjes. Paketa e aksioneve. Paketa 
kontrolluese.

PAMBULUAR
I pashlyer (për një shpenzim a detyrim). Shpenzime të pambuluara.

PARAPARA
Shpenzimet e parashikuara në buxhet

PARTI
Parti dyfishe mënyrë regjistrimi, sipas së cilës çdo shumë që shënohet në 
dobi të një llogarie ose të disa llogarive, shënohet njëkohësisht edhe në kredi të 
një llogarie tjetër ose të disa llogarive të tjera.

PASIV
Që ka më shumë shpenzime se të ardhura; që ka të bëjë me pasivin e bilancit.

PREVENTIV
Shuma e nevojshme që parashikohet të shpenzohet për kryerjen e një punimi; 
dokumenti ku është përllogaritur e përcaktuar kjo shumë. Preventivi i një 
ndërtese (i një objekti). Sipas preventivit. Hartuan (bënë) preventivin.

QARKULLIM
Shitja e blerja e prodhimeve dhe e mallrave, shitje; përdorimi i të 
hollave në veprimet tregtare financiare; sasia e mallrave të shitura brenda një 
kohe, e shprehur në të holla. Qarkullimi i mallrave. Qarkullimi i parave. 
Qarkullimi i kapitalit. Vëllimi i qarkullimit. Mallra me qarkullim të ngadaltë. Vë 
(hedh) në qarkullim


REALIZOJ
Kthej në të holla; nxjerr një shumë ose të ardhura. Realizoj të ardhurat (kursimet).


RRJEDHËS
Llogari rrjedhëse, llogari e hapur që ka një ndërmarrje a një institucion në 
bankë, ku derdh e tërheq të hollat herë pas here.

SALDO
Ndryshimi ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve në llogarinë e një 
ndërmarrjeje, të një institucioni etj. Saldo aktive (pasive).

SISTEM
Sistem monetar (bankar, valutor).

SUBVENCION
Të holla që i jep shteti gjatë një periudhe një dege të ekonomisë, një 
institucioni, një organizate etj. për t'i ndihmuar e për t`u lehtësuar veprimtarinë 
ose për t'u mbuluar shpenzimet e ndryshme. Mbahej me subvencione

SUFICIT
1. Të holla që dalin të tepërta në krahasim me vlerën e mallrave të shitura; mall 
i tepërt në krahasim me sasinë që duhet; kund. deficit. Doli suficit. Mënjanojnë 
deficitet dhe suficitet. 
2. Teprica e të ardhurave kundrejt shpenzimeve në buxhet. Realizimi i buxhetit 
me suficit.

SUFICITAR
Që del me fitime; që i ka të ardhurat më të larta se shpenzimet. Bilanc tregtar 
suficitar.

SHENJË
Shenjë monetare. figura dhe shënimet që shtypen ose gdhenden në një monedhë.

SHIFRUAR
Që është shënuar me anë të një shifre. Llogari të shifruara.

SHKËMBEJ
Shkëmbej paratë (të hollat). jap një shumë parash për të marrë një shumë tjetër me 
po atë vlerë, por në një monedhë tjetër.

SHKËMBIM
Kursi i shkëmbimit

SHUMOR
Shpenzimet shumore.
TARIFË
1. Çmim i caktuar nga shteti për sende të konsumit, për shërbimet e ndryshme 
publike etj.; pagesë që i bëhet shtetit për përdorimin ose për shfrytëzimin e 
diçkaje; tabelë për çmimet ose për pagesat e tilla. Tarifë doganore taksë c 
caktuar për mallrat që sillen nga jashtë ose që nxirren jashtë shtetit. Tarifat 
postare. Tarifat e energjisë elektrike (e ujit, e transportit). Vendosi tarifa të 
reja. U ngritën (u ulën) tarifat. 
2. Pagë që i jepet një punonjësi në përputhje me kategorinë, me kualifikimin, me 
vështirësitë në punë etj.; tabelë që përmban këto paga. Sistemi i tarifave. 
Rrjet tarifash. Paguhet (shpërblehet) me tarifën e kategorisë së katërt.

TARIFOR
1. Që lidhet me tarifën e sendeve të konsumit, të shërbimeve të ndryshme 
publike etj.; i tarifës. Vlera (pengesa) tarifore. 
2. Që ka të bëjë me tarifën, e cila i paguhet dikujt; i tarifës së dikujt. Sistemi 
(rrjeti) tarifor. Udhëzues tarifor.

TEPRICË
Ndryshimi ndërmjet shumave të regjistruara në debi dhe shumave 
të regjistruara në kredi të një llogarie; ndryshimi ndërmjet të ardhurave dhe 
shpenzimeve, pjesë që mbetet kur heqim shpenzimet prej të ardhurave. Teprica 
e një llogarie. Derdhja e tepricave. Regjistroi tepricat.

TREG
Sfera, në të cilën qarkullojnë vlerat monetare. Tregu financiar (monetar, valutor).

URDHËRDERDHJE
Dokument ku shënohen të hollat që derdhen në bankë, në arkë ose për një 
llogari. Plotësoi (mbushi) urdhërderdhjen. Dërgoi urdhërderdhjen.

URDHËRDORËZIM
Dokument që dëshmon dorëzimin e një malli të një materiali etj. Mori (nisi) 
urdhërdorëzimin. Nënshkroi urdhërdorëzimin.

URDHËRNGARKIM
Dokument që lëshohet për të shoqëruar një mall, i cili duhet të bartet dhe t'i 
jepet dikujt; në dorëzim. Mbushi (nënshkroi) urdhërngarkimin.

URDHËRPAGESË
Dokument zyrtar, që i dërgohet arkës ose bankës nga një ndërmarrje a 
institucion për t’i paguar dikujt një shumë të hollash.

URDHËRSHËRBIM
Fletë e posaçme me të cilën pajiset një punonjës i një institucioni a ndërmarrjeje 
kur shkon me shërbim zyrtar jashtë rrethit ose qytetit ku punon

URDHËRXHIRIM
Dokument që lëshohet për të shlyer një llogari nëpërmjet bankës pa të holla në 
dorë. Nisi urdhërxhirimin.

USHTRIM
Tërësia e veprimeve që kryhen për të zbatuar buxhetin shtetëror gjatë 
një periudhe të caktuar. Ushtrimi financiar. Ushtrimi vjetor. Mbyllja e ushtrimit.

VALUTË
1. Njësia bazë e sistemit monetar të një vendi; tërësia e njësive të këtij sistemi.
Valuta e një vendi. Valutë ari (argjendi). Valutë në letër.
2. Para e shteteve të tjera që përdoret në tregtinë e jashtme a që qarkullon në
tregun ndërkombëtar. Valutë botërore. Kredi në valutë. Kursi i valutës vlera e
njësisë monetare të një vendi e shprehur në njësi monetare të tjera, kurs
valutor. Sigurojmë valutë. Kursejmë valutën. E blejmë me valutë.

VALUTOR
Që ka të bëjë me valutën, që i përket valutës, i valutës; që bëhet me valutë.
Sistem valutor. Të ardhura (burime, rezerva) valutore. Vlera valutore. Fond
valutor. Monopol valutor. Tregjet valutore. Krizë valutore. Reformë valutore.
Kurs valutor.

VLERË
Letra me vlerë

XHIRO
Sasia e mallrave që shet një njeri ose ndërmarrje tregtare brenda një 
kohe të caktuar, e shprehur në të holla; qarkullim. Xhiro ditore (mujore). Xhiro 
e përgjithshme. Xhiro e mallrave. Xhiro e të hollave. Plani i xhiros. 
Vëllimi i xhiros. Tatim mbi xhiron. Bën xhiro.

XHIROJ
Bëj veprimet me dokumente për t'i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet 
bankës ndërmjet ndërmarrjeve të ndryshme; qarkulloj. Xhiroj një çek.

XHIRUES
Ai që nënshkruan për t'i kaluar shumat e të hollave nëpërmjet bankës një 
ndërmarrjeje tjetër, ai që nënshkruan çekun a urdhërxhirimin.

ZHBALANCIM
Zhbalancimi i buxhetit.

ZHBALANCOJ
Prish përpjesëtimin e drejtë ndërmjet dy anëve të së njëjtës veprimtari, 
ndërmjet dy degëve etj. E zhbalancoi importin me eksportin. I zhbalancuan 
shpenzimet me të ardhurat.

ZHBALANCUAR
Që nuk ka përpjesëtim të njëjtë në anët e veta, që i është prishur 
përpjesëtimi i drejtë. Ekonomi e zhbalancuar. Buxhet i zhbalancuar. Shkëmbim 
i zhbalancuar.

ZHBLLOKIM
Zhbllokimi i fondeve.


 



Qka është kompjuteri


1.1              Qka është kompjuteri
Kompjuterët elektronik mundë të gjendën pothuajse kudo, por në termin e përgjithshëm, kompjuteri është qenie që mundë të ndjek urdhërat, më specifik, mundë të i egzekutoj instruksionet. Ky klasifikim përfshin njeriun si një kalkulator, gramofon, apo kompjuteri tradicional.
·        Një (apo më shumë) procesor. Procesori egzekuton instrukcionet (kalkulime aritmetike, ose instrukcione që viztojnë ngjyra dhe figura).
·        Ruajtsja primare. (e njohur si mermorie, “Rendom Access Mermory” ose mermorie me qasje të rastësishme, RAM). Ruajtsja primare kryesore i ngjanë bllokut të shënimeve e cila mban instruksionet të cilat procesori i lexon dhe ekzekuton dhe gjithashtu mban numrat dhe informacionet të cilat procesori i kalkulon. Brenda Ruajtses kryesore është si blloku i shënimeve i gërvishur që përdoret për të llogaritur (Njeriu “procesori”).
Shumë prej kompjuterëve kanë edhe Ruajtsën sekondare mekanizmin –internal disk drive (“Hard drive”) , compact disk drive, dhe discete drive (“Floppy drive”)- ku shumë të dhëna kopjohen në pjesët e  ruajtsës primare para se të lexohen nga procesori.
Ruajtset sekondare janë të dizajnuara për transportueshmëri ose për mbajten e sasive të mdha të të dhënave, si një kabinet llogaritari i cili mundë të mbaj më shumë informacione se sa një bllok i shënimeve llogaritari.
Analogjia e mbushjës së kabinetit të sapo përmendur ka krijuar disa terminologji në kompjutra: Një File (Fajll) është një zgjedhje e instrukcioneve të të dhënave. Fajllat janë të vetëgrupuara në Folders (foldera) Të njohur gjithashtu si Direktiume. Direktiumet mbahen në ruajsën kryesore, ndërsa përmbajtja e tyre kopjohet në ruajtsën sekondare para përdorimit të tyre nga procesori.
Në fund, kompjuteri zakonisht ka disa pajisje Hyrse-Dalëse, si (Ekrani, Tastiera, mousi, printeri), të cilat lejojnë që njeriu të furnizohet me informacione në kompjuter (duke shtypur në tastierë ose duke klikuar me maus) dhe pranon përgjigjëje (duke lexuar në ekranin e kompjuterit ose nga printeri).
Nëse kompjuteri mundë të ekzekutoj instruksione , qfar lloji të instruksioneve mundë të ekzekutoj?
Kjo varet nga blloku i shënimeve të kompjuterit. Sigurisht nuk mundë të egzekutoj instruksionet e shkruara nga libri i gatimit, apo nuk mundë ti ndjek instruksionet e vozitjës së makinës nga Chicago në Manhattan.
Procesorët brenda një kompjuteri tipik përmbahen në një rrethinë të instruksioneve aritmetike, mbledhjen dhe zbritjen numerike dhe kopjimin e teksteve. Por për të bërë disa nga kto veprime, numrat, tekstet duhet të kodohen në vargje të 0-ve dhe 1-ve.
Kjo teknikë e shkrimit të numrave, teksteve, dhe instruksioneve në një kompjuter quhet kodim binar.
Zgjedhja e instruksioneve të kodeve binare të cilat procesori i kompjuterit mundë t’i lexoj dhe ekzekutoj quhet gjuhë e makinës së kompjuterit. Duke përdorur kodet binare, kompjuteri mundë të llogaris me shkronja ashtu si me numra. Fotografitë (me ngjyra, ndriqim, figura) mundë gjithashtu të kodohen në kode binare.